Albani V.I.P
Numri i postimeve : 511 Age : 35 Location : Pej - Kosov Reputation : 0 Registration date : 16/01/2009
| Titulli: Fuga: Jam si Eminemi, Elvana si Rihanna Sun Sep 12 2010, 06:58 | |
| Reperi kosovar, Fuga, qė sė fundmi ka lansuar klipin Mamani Nejen me Elvana Gjatėn, ka deklaruar se ai ndihet sikurse Eminemi nė klip, pėr shkak se klipi ngjason me atė Love The Way U Lie. Pas komenteve tė shumta se klipet e lartpėrmendura ngjasojnė, Fuga u shpreh: Mund tė them se Kosova dhe Shqipėria kanė pėrparuar shumė nė industrinė e muzikės, duke arritur standarde dhe nė realizimin e videoklipeve. Por mė vjen keq kur dėgjoj se pėr njė ngjyrė flokėsh qė unė kam aty mund tė vendosen krahasime tė tilla, ose nėse bėn styling qė nuk ndryshon aspak nga realizimet ndėrkombėtare tė bėhen krahasime.
Dukem si Eminem pėr shkak se mė pėlqen ngjyra e bardhė nė flokė, i lyej shpesh dhe kam dėshirė tė bėj eksperimente me dukjen, sidomos me flokėt. Nga mėnyra se si mendoj ndoshta jam si Eminemi, por jam paksa i tėrbuar nė realitet dhe kam qejf qė mendimet e fantazinė time ti investoj nė klipe dhe muzikė. Ndėrsa nga mėnyra se si jetoj, nuk mendoj se jam si Eminemi, pasi qė nuk kam vajzė tė vogėl dhe grua tė divorcuar, tha me shaka Fuga pėr Panorama Plus. | |
|