Ka mbetur vetėm njė muaj beqari pėr Besa Gashin, Miss Kosova 2006. Ajo do tė martohet me Albert Krasniqin, njė djalė shumė tėrheqės nga Prishtina. Dasma e tyre pritet tė bėhet pas njė muaji e gjysmė, diku nė fund tė shtatorit, eventualisht nė fillim tė tetorit.
Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė ēifti, i cili ėshtė njė lidhje zyrtare prej disa muajsh, pėrmes rrjetit social Facebook, ndėrsa kėtė e kanė konfirmuar pėr Kosovapress, edhe tė afėrm tė Besės.
Vetėm njė muaj
do tė jem
, ėshtė ky niku qė ka vėnė ēifti nė profilin nė Facebook, pėrderisa adhuruesit u kanė uruar martesėn, duke u dėshiruar jetė tė lumtur.
Si do qoftė, e kontaktuar nga Kosovapress, Besa Gashi nuk ka dashur tė prononcohet tani pėr tani, meqė siē tha, lajmin do ta bėjė publik, pak para se tė ndodh martesa.
Momentalisht, Besa Gashi po i bėnė pėrgatitjet pėr dasmė, ndonėse ende nuk ka vendosur se ku do ta bėjė dhe sa tė ftuar do tė ketė.
Besa Gashiėshtė nė lidhje zyrtare me Albert Krasniqi prej disa muajsh. 25 vjeēari vjen nga njė familje, qė kanė biznes familjar.
Pėrndryshe, Besa Gashi sapo ka diplomuar nė Fakultetin Ekonomik nė AAB drejtimi Menaxhment, ajo bashkėpunon me agjenci dhe kompani tė ndryshme vendore, ndėrsa ėshtė e vetmja modele qė e ka prezantuar Kosovėn si shtet nė Fashion TV, pėrmes Agjencisė Kosova Models.
Ajo ndėrkaq, udhėheq edhe OJQ-nė Besa Gashi&Friends, njė organizatė humanitare qė ndihmon njerėzit nė nevojė.
Zyrtarisht, Besa Gashi ende mban kurorėn e Miss-it tė Kosovės, meqė nė Kosovė ende nuk ka Miss me licencė.