Me zėrin e mrekullueshėm, energjinė dhe personalitetin e fortė vajza shqiptare ia del mbanė dhe bind jurinė dhe publikun pėr tė kaluar njė natė tjetėr eliminimi dhe tė vazhdojė garėn nė reality show italian X Factor.
Spektakli transmetohet ēdo tė marte nė mbrėmje nė Rai Due. Me njė kapele prej cilindri tė zezė nė kokė dhe me njė yll tė zi tė pikturuar nė sy, Dorina kėndoi The Best tė Tina Turner. Mbrėmė ajo ishte konkurrentja mė bindėse pėr jurinė duke marrė vlerėsimin pozitiv por dhe duartrokitjet e publikut.
Dorina bashkė me nėntė konkurrentė vazhdon garėn pėr tė fituar 300 mijė euro dhe njė kontratė me shtėpinė diskografike mė tė madhe nė botė. Mbrėmė nė spektakėl ishte e pranishme dhe kėngėtarja me origjinė shqiptare Ana Oksa pėr tė promovuar diskun e sapo hedhur nė treg.