Yahoo refuzon ofertėn e Microsoftit
Yahoo Inc. tė hėnėn ka refuzuar ofertėn pėr blerje nga Microsoft Corp duke e vlerėsuar atė si tepėr tė ulėt. Drejtuesit janė pajtuar njėzėshėm qė pranimi i kėsaj oferte nuk ėshtė nė interes tė aksionarėve.
Nė njoftimin zyrtar nga Yahoo thuhet se oferta nė masė tė madhe nėnvlerėson vlerėn e kompanisė.
Microsoft ofertėn e vet pėr blerje, e cila ka qenė gjysma e pėrbėrė nė mjete materiale derisa e dyta nė aksione, e ka ofruar mė 1 shkurt.
Vlera e saj fillestare ishte 44.6 miliardė dollarė, respektivisht 31 dollarė pėr aksion qė paraqet 62 pėr qind tė premisė nė ēmim tė aksionit tė Yahoo-sė.
Ēmimi i aksioneve tė Microsoftit nė ndėrkohė ka shėnuar rėnie prandaj oferta aktualisht sillet rreth 41.8 miliardė dollarė.
Nė rast se realizohet, bashkimi i Microsoft dhe Yahoo do tė paraqiste shkrirjen mė tė madhe tė dy kompanive nga sektori i teknologjisė kompjuterike nė botė, me tė cilėn gjė kompania Google Inc, udhėheqėse nė fushėn e kėrkimit tė internetit dhe reklamimit nė rrjet, do tė fitonte njė konkurrent jashtėzakonisht tė fortė.