Teksa po numėrohen ditėt e fundit tė vitit 2010, secili kthehet prapa nė kohė pėr tė shikuar tė arriturat dhe sukseset e bėra gjatė tėrė vitit.
Pėr kėngėtaren Teuta Kurti, viti qė po e lėmė pas ka qenė vazhdimėsi e sukseseve private dhe profesionale.
Kurti shprehet pėr "Zėrin" se gjatė kėtij viti ka pasur njė mori suksesesh dhe ka qenė njė vit shumė i begatshėm pėr tė. "Fatmirėsisht jo vetėm ky vit, por edhe vitet paraprake kanė qenė shumė tė mira pėr mua.
Kam pasur shėndet tė mirė, harmoni nė familje dhe suksese nė karrierė dhe nė fakultet", theksoi ajo. Teuta edhe pse nuk ka lansuar shumė kėngė kėtė vit, asaj i mjaftoi qė mė kėngėn Mos pi mo tė marrė pjesė nė festivalin Kėnga Magjike 2010 dhe tė shpėrblehet me ēmimin Best Dance.
Pavarėsisht fitova apo jo, ēdo pjesėmarrje e imja nė festivale, pėr mua ėshtė njė shkollė dhe mė jep imunitet qė tė punoj mė tutje. Ndėrkaq, kur shpėrblehem, atėherė ėshtė edhe njė forcė mė tepėr qė unė tė mos zhgėnjej publikun. Ēmimin qė e mora nė Kėngėn Magjike 2010 ėshtė i treti qė vlerėsohem nga ky festival.
Publiku e ka pritur shumė mirė kėngėn time, organizimi ka qenė shumė nė nivel dhe unė kam respekt tė veēantė pėr producentin dhe organizatorin e kėtij festivali, Ardit Gjebrean shprehet ajo duke theksuar se kėsaj kėngė nuk do ti bėjė videoklip. Kėngėt e festivalit tė Kėngės Magjike promovohen shumė, kėshtu qė pse ti bėj videoklip kėsaj kėngė kur mundem tė realizoj njė kėngė tė re tė shoqėruar me videoklip, mendon ajo.
Nė pėrgatitje tė njė balade
Ndėrsa thotė se mė mirė tė bėn njė kėngė tė re me videoklip, atėherė sigurisht se edhe kureshtja e lexueseve ėshtė qė ta di mė shumė se kur do ta shohin kėngėn e re tė saj. Jam nė pėrgatitje tė njė balade pėr tė cilėn nuk kisha dashur tė jap shumė detaje para finalizimit tė cilėn mendoj qė ta editoj kah fundi i janarit bashkė me videoklip, tregon Kurti, e cila po ashtu ėshtė duke u pėrgatitur qė nė qershor edhe tė magjistrojė nė degėn e muzikės.
Mė tutje, Teutėn nuk e lamė rehat pa e pyetur edhe rreth martesės sė saj pėr tė cilėn kohė mė parė pėr Zėrin pati thėnė se ajo mund tė ndodhė nė fillim tė 2011-ės. Nuk kemi caktuar ende datė tė dasmės, por dasma po vjen gradualisht, tha Teuta, e cila shfrytėzoi rastin qė tė gjithė lexuesve tė gazetės sonė tua urojė festėn e Vitit tė Ri!