Sun ka blerė MySQL
Sun Microsystems ka bėrė publik lajmin pėr blerjen e prodhuesit suedez tė softuerit, MySQL. Pėr kėtė Sun do tė paguajė njė miliardė dollarė. Pas transaksionit tė kryer, aksionet e Sun-it janė ngritur pėr 55 cent.
MySQL ėshtė njė nga softuerėt qė ėshtė rritur mė sė shpejti nga prodhuesit e softuerit pa pagesė. Teknologjia, e cila shtyhet me produktet komerciale, siē janė Oracle e Microsoft, shfrytėzohet nga Google, Yahoo, Facebook, YouTube dhe Nokia.
"Kompanitė mė tė mėdha nė tėrė botėn pėrdorin softuerė me kod tė hapur", ka deklaruar drejtori i Sun-it, Jonathan Schwartz. Ai ka thėnė se pret qė kompanitė tė pėrfitojnė nga kjo shitje, ashtu qė, shfrytėzuesve tė MySQL-it do tu ofrohen produkte tjera tė Sun-it.
Sun mė sė shumti njihet nė botė falė serverėve high-end dhe softuerėve. Sun ka pėrgatitur Solaris, njė sistem operativ pėr serverė, dhe e ka ofruar atė pa pagesė qė prej vitit 2005.
Schwartz, i cili e ka marr pėrsipėr udhėheqjen e kompanisė qė prej vitit 2006, ka arritur tė rris profitin e kompanisė, duke lėshuar nga puna disa mijėra tė punėsuar. Ai ka thėnė se kompania ėshtė interesuar edhe pėr blerje tjera.