riana V.I.P
Numri i postimeve : 273 Reputation : -1 Registration date : 14/01/2008
| Titulli: Fansa tė shumtė ndjekin koncertin e Morandit Thu Feb 19 2009, 05:45 | |
| Koncerti i anėtarėve tė grupit "Morandi", i cili u mbajt mė 17 shkurt nė kryeqytetin e Kosovės ka grumbulluar rreth 3.000 adhurues tė muzikės, njofton KTV. Ndonėse Rumania ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, madje ėshtė njė kundėrshtare e fortė, organizatorėt kishin zgjedhur njė grup rumun pėr tė mbajtur koncert nė njėvjetorin e bėrjes sė Kosovės shtet. Paraqitjes sė grupit fillimisht i ka paraprirė interpretimi i disa artistėve vendės, si: DJ Blunt, Real 1, Lyrical Son, Kaos, NRG Band dhe DJ DaLool. Ndėrsa nė mesnatė dyshja rumune ėshtė ngjitur nė skenė, ku ishin tė vendosur Flamuri i Kosovės dhe ai Kombėtar. Me tė dal nė skenė, njėri nga anėtarėt e grupit, nė shqip ua ka uruar tė pranishmėve njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės. Njė urim tė kėtillė dyshja e ka dhėnė edhe disa herė tė tjera gjatė koncertit, duke bartur edhe mesazhin e tyre "Paqe pėr Kosovėn". Madje artistėt kanė shtuar se pėrkundėr faktit qė vijnė nga njė shtet si Rumania, qė ende nuk e ka njohur Republikėn e Kosovės, ata nuk e pėrfaqėsojnė politikėn e vendit prej nga vijnė. Rreth njė orė e gjysmė "live" Morandi ka argėtuar publikun kosovar, qė kishte ardhur pėr ta pėrcjellė koncertin. Atmosfera ėshtė ndezur nė momentin kur grupi interpretoi hitet, si: "Save me", "Love me" dhe "Angels". | |
|