Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuProgrameidentifikimi
...:::Meny Kryesore:::..

Similar topics
 Home
 Portali
 Forum
 Lista_e_Antarve
 Galeria
 Lajmet_Flash
 Profili
 FAQ
 Testi_I_Dashuris
favoritos.gif Media_&_Muzika
 Telivizionet_Live
 Video_Klipe
 Ruzulltatet_Sportive
 Mp3_Falass
 Kerkesa_Muzikore
 Melodi_Per_Celular
icon_community.gif Argėtim_Zbavitje
 Horoskopi
 Luani_Lojra
 Dezing
 Poezi
 Gediche
 Argėtime
 Albumi_Fotografik
 Tema_tė_Ndryshme
 Kėrko_nė_Forum
 Liderėt_e_forumit
 Ndihmė
 Kėrko
ora

Moti Momental Ne Vendin
Na Falni Po Moti Nuk Gjindet Ne Web Ton Per Momentin
Photobucket
SMS Falas nga PejaNet

Top 5 shfletuesit e internetit

Partnerėt
KoSoVa.Li

XoFaCe.CoM

King-Rap.Tk

AlbaZemer.Com

Pika-Loti.tk

MP3 SHqip.li

Top posters
Blut-Angel (1360)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
Admin (563)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
Albani (511)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
riana (273)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
xoface (150)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
vissariggarmy (26)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
dj-king (22)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
Elba (20)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
te duani her (19)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
drini-89 (9)
A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_lcapA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Voting_barA po na e japin PAVARESINE,a JO??? Vote_rcap 
IP Addressa Juaj&Reklama Lėvize poshtė


IP


 

 A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Blut-Angel
Admin
Admin



Numri i postimeve : 1360
Age : 34
Location : student
Reputation : 0
Registration date : 08/01/2008

A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Empty
MesazhTitulli: A po na e japin PAVARESINE,a JO???   A po na e japin PAVARESINE,a JO??? Icon_minitimeSun Feb 17 2008, 16:03

A po na e dhanė (pavarėsinė) a jo"?,!!!
---------------------------------------------


-Plani i Ahtisaarit po keqinterpretohet akoma pa filluar zbatimi i tij.
- Pse do ta kundershtonte PCN njė flamur tė miratuar nė mėnyrė demokratike e koncensuale nėse ai nuk do ta fuste Kosovėn nė telashe me ndonjė vend anėtar tė OKB-sė?

Nexhmedin SPAHIU


A po na e dhanė (pavarėsinė) a jo"?, ėshtė fraza e cila dėgjohet mė sė shpeshti nė Kosovė qė sa kohė."I lodhur me kėtė pyetje vendosa tė pėrgjigjem pėrmes gazetės: "Ata po na e dhanė po ne nuk po e japim". Ilustrimi mė I mirė ėshtė rasti qė mė ndodhi para ca kohe. Porosita njė derė oborri te mjeshtri. U morėm vesh qė 100 Euro t’i paguaj nė fillim dhe 100 eurot tjera pasi t’ma ngjesė derėn. Sipas marrėveshjes dera u ngjitė ditėn e caktuar pos shulit qė ishte njė detaj i vogėl pėr mjeshtrin por substancial pėr mua e qė ishte pjesė e marrėveshjės. Mjeshtri mė tha: m’i jep tani edhe 100 eurot tjera se e kreva punen , shulin vij e ta ngjes neser, 2 minuta punė janė. Jo - i thash, t’i jap nesėr, marrėveshja ėshtė kur tė kryhet puna paguhet gjysma tjetėr e parave. Ouuu, per njė shul po mi mbanė 100 euro. Mirė. Tė nesėrmėn, shuli nuk u vu, po mjeshtri erdhi tė kėrkojė 100 eurot e premtuara pėr atė ditė. Mė tha: as sot nuk po kam kohė me ngjitė shulin, ta ngjes nesėr po erdha mė i marrė paratė qė mi premtove pėr sot. I thash: Jo. Nesėr t’i jap, pa shul s’ka ēka mė duhet dera. Gjithė kuptimi i derės ėshtė te shuli. Tė nesėrmėn prap e njėjta gjė. Mjeshtri mė tha mė krype t’u m’rrejtė. Ky tregim zgjati njė javė ditė derisa mė nė fund u bera mė decidiv se pa e ngjitė shulin paret nuk i merr, Atėherė mjeshtri e vuri shulin e unė i dhashė 100 eurot e mbetura.
Ky rast ėshtė identik me procesin e pavarėsimit tė Kosovės. Ndėrkombėtarėt na pysnin kur do tė jeni gati pėr shqyrtimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės, ne u thoshim (nė kohėn kur isha kėshilltar politik i kryeministrit tė Kosovės) se do tė jemi tė gatshėm nė Qershor 2005. Ndėrkombėtarėt dolėn me deklaratėn se statusi i Kosovės do tė pėrcaktohet nga mesi i vitit 2005. U ndėrru Qeveria po premtimi u mbajt mend. Natyrisht premtimi i ndėrkombėtarėve se premtimi ynė se do tė jemi gati u harrua ngase pėr qeverinė qė pasoi ne "veē ishim gati" pėrveē ca cikėrrimave si puna e simboleve qe do t’i benim sahora (si puna e shulit).
Ndėrkombėtarėt prit neve na prit ata. Na rrej ndėrkombėtarėt, ata rrej neve. Kjo do tė zgjasė derisa tė kuptojmė se ai detaji i vogel pėr ne i parėndėsishėm pėr tjetrin mund tė jetė gjėja mė e rėndėsishme.
Shtrohet pyetja se ku ndodhemi tani dhe pėrse ky shqetėsim i imi. Kur mė nė fund Ahtisaari e tha nė dokumentin e tij se "Kosova duhet t’i ketė simbolet e veta kombėtare" dhe Parlamenti i Kosovės e pranoi kėtė dokument mendova qė pėrfundimisht u kuptua se mund te kesh simbole e tė mos kesh shtet, po nuk mund tė njihesh pėr shtet e tė mos kesh simbole.
Por jo. Ndodėhėn tri keqinterpretime tė mėdha. Sė pari fjala "simbole kombėtare" u pėrkthye me "simbole shtetėrore". Nga kjo doli deklarata e kryeministrit Agim Ēeku se "edhe nėse nuk do t’i kemi simbolet shtetėrore, pavarėsinė mund ta kremtojmė me simbole kombėtare"!!! Nga kjo del se kryeministri edhe pse e flet anglishtėn nuk e ka lexu dokumentin e Ahtisaarit sepse nė tė kundėrten ose nuk do tė pajtohej me tė se nuk do tė fliste kėshtu.
Keqkuptimi i dytė ėshtė pjesa ku Ahtisaari thotė se kėto simbole duhet tė shprehin karakterin multietnik tė shoqėrisė kosovare. Kjo u interpretua se Kosova duhet ta ketė himnin e vet nė gjuhen Esperanto, se flamuri kombėtar i Kosovės duhet tė jetė kombinim i flamurit tė Shqipėrisė, tė Serbisė, tė Turqisė e tė Bosnjes.
Kėshtu do t’ishte sikur Ahtisaari tė thoshte se Kosova duhet tė ketė flamur me karakter shumėkombėtar (multinacional), po Ahtisaari nuk e thotė kėtė. Ahtisaari e thotė "me karakter multietnik (shumė-etnik)". E etnitė nuk kanė flamur. Kombet kanė flamur. Me karakter multietnik dtth qė ėshtė I pranueshėm pėr shumė bashkėsi etnike jo vetėm pėr bashkėsinė shumicė.
Ky keqkuptim ndoshta bėhet qėllimshėm me synim eliminimin e propozimit pėr flamur tė Ibrahim Rugovės. Por kėtu mjeti nuk arsyeton qėllimin. Pse paragjykohet se flamuri i propozuar nga Rugova nuk mund tė ketė karakter multietnik. Flamurin e propozuar nga Rugova nuk mund ta quajmė akoma flamur kombėtar sepse e dijmė qė njė pjesė e komunitetit etnik shqiptar e refuzon atė. Por ne nuk e dijmė se sa ėshtė i madh komuniteti qė e refuzon atė. A ėshtė mė i madh se gjysma e votuesve tė Kosovės apo jo? A ėshtė mė i madh se sa ajo qė pėrfaqėsojnė 40 deputetė nė Parlamentin e Kosovės apo jo.
Por kur Ahtisaari pėrmend karakterin multietnik tė flamurit kombėtar tė Kosovės ai nuk e ka hallin vetėm te kjo shumicė po edhe se a do tė jetė i pranushėm pėr shumicėn e shumicės sė komuniteteve etnike nė Kosovė. Kėtu askush nga institucionet e Kosovės nuk ka bėrė asnjė ofertė. Pėrkundėr faktit qė propozim-flamuri i Rugovės ėshtė paraqitur me shumė raste e edhe nė varrimin zyrėtar tė Presidentit tė Kosovės, nga asnjė komunitet tjetėr etnik nuk ka pasė reagime. Reagimet e vetme janė nė mesin e komunitetit etnik shqiptar (ato tė shoqatave tė dalura nga lufta e fundit).
Keqkuptimi i tretė lidhur me pakon e Ahtisaarit vjen prap nga Agim Ēeku lidhur me funksionin e Misionit Civil Ndėrkombėtar. Ēeku deklaroi se nuk mund ta miratojmė flamurin pa bekimin e PCN-sė. Ky ėshtė njė paragjykim infantil. Kosova duhet dhe mund tė miratojė simbole tė tilla qė tė mos ketė probleme me askend e as me PCN-nė. P.Sh. Kosova nuk ka nevojė qė ta miratojė pėr flamur tė saj flamurin qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė OKB, sepse nuk ka nevojė tė futet nė telashe me Shqipėrinė. Shikoni se ēfarė telashesh ka Maqedonia me Greqinė pėr shkak tė simboleve. Pse do ta kundershtonte PCN njė flamur tė miratuar nė mėnyrė demokratike e koncensuale nėse ai nuk do ta fuste Kosovėn nė telashe me ndonjė vend anėtar tė OKB-sė?
Pra pėrkthyer ndryshe, dokumenti i Ahtisaarit insiston qe simbolet kombėtare tė Kosovės duhet tė bėhen me koncensus dhe atė jo vetėm me koncensus brenda komunitetit shumicė po me koncensus tė shumicės sė bashkėsive etnike.
Po sit ė arrihet te ky koncensus?
Para njė viti pata propopzuar kompromisin: LDK tė zgjedh Hymnin e Flamurin, PDK stemėn ndersa AAK e ORA tė merren vesh pėr atė qė do tė shpallet ditė kombėtare e Kosovės.
Kjo nuk ndodhi pėr shkak qė disa liderė kosovarė janė tepėr frikacakė pėr tė marrė vendime. Ata duan qė tė fshihen prapa tė ashtuquajturave institucioneve akademike. Kjo ėshtė tejet cinike. Kur Ibrahim Rugova shpalosi propozim-flamurin e tij me pretendim tė qartė ky tė jetė flamuri i ardhshėm kombėtar i Kosovės. Asnjė nga tė ashtuquajtura institucione akademike nuk reagoi as pozitivish as negativisht. Kėshtu kėto institucione kanė humbur kredibilitetin moral, intelektual e akademik. Fsheja pas emrit tė institucioneve nuk ėshtė lojė e pastėr politike. Se cilat duhet tė jenė simbolet kombėtare tė Kosovės ėshtė debatuar sa ėshtė debatuar deri mė tani. Pėrgjegjėsia morale, politike e legale ėshtė mbi Ekipin e Unitetit, kur dihet se vendimi i ketij ekipi do tė miratohej me shumicė absolute nė Parlamentin e Kosovės. Nuk ka pse tė humbet kohe me konkurse e komisione. Anėtarėt e Komisionit do tė votojnė ashtu si u thonė ata qė i kanė caktuar nė komision. A do tė konsiderohet ekspert pėr kėtė punė Nexhmedin Spahiu apo do tė konsiderohet Shyqyri Nimani kėtė e pėrcakton Ekipi i Unitetit. Pėr Nexhmedin Spahiun, Shyqyri Nimani ėshtė njė idiot nė kėtė fushė ndėrsa pėr Shyqyri Nimanin ėshtė Nexhmedin Spahiu idiot. E se kush do tė merret pėr ekspert e kush pėr idiot kėtė e pėrcakton ai qe ka legjitimitetin pėr tė vendosur, e ky ėshtė Ekipi i Unitetit. Prandaj nuk ėshtė nevoja qė tė harxhohen energji kot nė vend se vendimet tė sillen nga ata qė janė tė thirrur pėr tė marrė vendime.
Gjatė debateve publike deri mė tani kemi parė se janė dy ide pėr flamur tė Kosovės dhe vetėm njė pėr hymn (ajo "Kur ra kushtrim nė Kosovė"). Propozimet e deritanishme nė fakt janė modifikime tė dy propozimeve mė tė vjetra: Flamurit tė propozuar nga Rugova dhe simbolit tė shoqėrisė Civile Kosovare tė propozuar nga autori I kėtyre rreshtave ne shtator tė vitit 1999 dhe I miratuar nga Bordi I Kuvendit tė OJQ-ve tė Kosovės (Harta e Kosovės me ngjyrė ari dhe sfond tė kaltėr). Ky propozim tani po pėrkrahet edhe nga Ramush Tahiri e Astrit Haraqia. Madje ata po pretendojnė edhe autorėsinė e idesė. Nė fakt, ideja pėr hartėn e Kosovės si simbol ka lindur nga shqetėsimi im pėr integritetin e Kosovės nė Shtator 1999. Mitrovica e ndarė dhe rreziku i ndarjes sė Kosovės ishin shqetesime qė doja t’i ktheja nė parime politike pėr tėrė shoqėrinė kosovare dhe sėkėndejmi t’i shėndėrroja nė simbole uniciteti. Kjo gjė disa ndėrkombėtrėve u pėlqeu, disave jo. Nuk pėlqente disave sepse thoshin kėtė sėrbet nuk e pranojnė se ata duan ndarjen e Kosovės. Unė shpesh I pyesja: Si e quajnė serbet Veriun e Mitrovicės, ata thonin: "Severna Kosovska Mitrovica". U thosha: kjo "Kosovska" do me thanė e Kosovės apo jo? Atyre qė u pėlqente harta e Kosovės si simbol u pėlqente pėr tė vetmin fakt se ky simbol ishte e vetmja alternative publike e flamurit shqiptar. Kėsisoji ky simbol u imponua pothuajse pazhurmė nga ndėrkombėtarėt.
__________________
"NON TANGERE CIRCULOS MEOS."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.pejanet.tk
 
A po na e japin PAVARESINE,a JO???
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A po na e japin PAVARESINE,a JO???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: PAVARĖSIA E KOSOVĖS-
Kėrce tek: